Flash

Vijon rritja e infektimeve me COVID-19 në Greqi, mbi 1800 raste të reja dhe 9 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 7 July 2021
Vijon rritja e infektimeve me COVID-19 në Greqi, mbi 1800 raste të

Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit janë shënuar 1820 raste të reja me infeksion, ndërsa numri i viktimave është 9, teksa 159 pacientë vijojnë luftën me sëmundjen në spitalet COVID në vendin fqinj.

Të martën në Greqi u shënuan 1797 raste të reja dhe 8 viktima. Rritja nga 24 orët e kaluara është e vogël, por autoritetet i shqetëson më shumë trendi i ditëve të fundit që pas hapjes së pikave doganore për sezonin turistik dhe mutacioni Delta.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar. 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI