Flash

Pas vrasjes së Presidentit, kryeministri në detyrë i Haitit shpall gjendjen e rrethimit

Lapsi.al 7 July 2021
Pas vrasjes së Presidentit, kryeministri në detyrë i Haitit

Kryeministri i Përkohshëm i Haitit Claude Joseph ka deklaruar “gjendjen e rrethimit” në vend. Në një dalje televizive gjatë së cilës iu drejtua qytetarëve, ai tha se nuk do që vendi të përfshihet nga kaosi pas vrasjes së Presidentit Jovenel Moise më herët gjatë ditës së sotme.

Joseph tha se vendimi për të shpallur “gjendjen e rrethimit” u mor nga një këshill i jashtëzakonshëm i ministrave që u mblodh të mërkurën në mëngjes. Sipas ligjit të Haitit, ekzistojnë tre nivele emergjence, duke filluar nga “gjendja e jashtëzakonshme”, e ndjekur nga një “gjendje rrethimi”, dhe së fundmi niveli më i lartë i emergjencës, i cili është “gjendja e luftës”.

Me futjen në fuqi të gjendjes së rrethimit, të gjitha kufijtë e vendit mbyllen dhe vendoset përkohësisht ligji ushtarak. Ushtria e Haitit dhe Policia Kombëtare të Haitit (HNP) autorizohen në këtë rast që të zbatojnë ligjin.

 Joseph në deklaratën për shtyp, u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë. Ai gjithashtu u zotua të vinte para drejtësisë ata që ishin përfshirë në vrasjen e presidentit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI