Flash

Qumësht pa laktozë nga lopët e klonuara, zhvillohet projekti i shkencëtarëve rusë

Lapsi.al 8 July 2021
Qumësht pa laktozë nga lopët e klonuara, zhvillohet projekti i

Studiuesit në Institutin Skoltech në Moskë do të modifikojnë gjenet e një gjedhi për të hequr proteinat që shkaktojnë një nga intolerancat ushqimore më të përhapura në botë. Klonimi i lopëve të afta për të prodhuar qumësht pa laktozë. Ky është qëllimi i një grupi shkencëtarësh rusë nga Instituti Skoltech në Moskë. Studiuesit, të cilët klonuan një lopë në prill 2020, tani synojnë të modifikojnë gjenet e kafshës dhe të heqin proteinat që shkaktojnë intolerancën e laktozës, për të prodhuar qumësht hipoalergjik. Në prill 2020, viçi i gjeneruar në laborator peshonte rreth 64 kilogramë dhe “që nga maji po kulloste çdo ditë me lopët e tjera të Institutit”, tha Galina Singina, studiuese në Qendrën Shkencore Federale Ernst për Blegtori dhe autorja kryesore e një studimi të ri të botuar në revistën Doklady Biochemistry and Biophysics. Në 14 muaj, lopa peshon gati gjysmë ton, është e shëndetshme dhe ka një cikël normal riprodhues.

Singina punoi me kolegët e saj të Institutit Skoltech dhe Universiteti Shtetëror i Moskës për të eliminuar gjenet përgjegjëse për beta-laktoglobulinën, proteina përgjegjëse për përthithjen “e keqe” të laktozës. Studiuesit përdorën teknologjinë Crispr / Cas9 për të hequr dy gjene speciale, të quajtura Paep dhe Loc100848610, shprehje të beta-laktoglobulinës në gjenomën e gjedhit. Shkencëtarët rusë klonuan viçin duke përdorur transferimin bërthamor të qelizave somatike, të ashtuquajturin Scnt. Embrioni që rezulton u fut më pas në mitrën e një lope dhe procesi përfundoi me sukses.

“Klonimi i një lope të vetme është vetëm një provë”, shpjegoi Petr Sergiev, një profesor në Institutin Skoltech dhe bashkautor i studimit. “Hapi tjetër është për të marrë një tufë me disa dhjetëra lopë nga embrione të modifikuara gjenetikisht”.

Të këshilluara

Ndalen kërkimet për të mbijetuar në Florida

Ekipet e shpëtimit kanë përmbyllur kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese në Florida, e cila është rrëzuar gati dy javë më parë. “Në këtë pikë...

13:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI