Flash

Rritje e infektimeve në Greqi, 2107 raste të reja në 24 orët e fundit

Lapsi.al 8 July 2021
Rritje e infektimeve në Greqi, 2107 raste të reja në 24 orët

Nuk ka të ndalur rritja e rasteve me COVID-19 në Greqi. Në 24 orët e fundit në vendin fqinj janë shënuar 2107 raste të reja dhe 10 viktima, ndërsa numri i të intubuarve është 153 në spitale.

Krahasuar me ditën e mërkurë rritja e është e konsiderueshme, pasi dje ishin 1820 raste, ndërsa sot shifra kaloi mbi 2100.

Në javët e fundit nga dita në ditë rritja ka qenë serioze duke shkaktuar alarm te institucionet e shëndetësisë mbi masat e mbrojtjes, ndërsa pas duket se qëndron varianti “Delta”.

Ekspertët kanë parashikuar se në ditët në vijim rritja do të vazhdojë, ndërsa pikun pritet që ta arrijë në muajin gusht.

Në Greqi rekordi i viktimave u shënua në 28 Nëntor të vitit të kaluar, 121 fatalitete, ndërsa përsa i përket rasteve të reja, në 30 mars të këtij viti u regjistruan 4340 të infektuar. 

 

Të këshilluara

Ndalen kërkimet për të mbijetuar në Florida

Ekipet e shpëtimit kanë përmbyllur kërkimet për të mbijetuar nën rrënojat e një ndërtese në Florida, e cila është rrëzuar gati dy javë më parë. “Në këtë pikë...

13:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI