Flash

Shpëtoi një familje nga zjarri në Finlandë, mediat vendesa e quajnë 'hero' shqiptarin

Lapsi.al 2 July 2021
Shpëtoi një familje nga zjarri në Finlandë, mediat vendesa e

Një shqiptar është kthyer në “hero” në Finlandë për shkak të aktit të tij. Gazeta vendase “Helsingin Sanomat” raporton se një zjarr i madh shpërtheu  në Minttutie duke shkatërruar tërësisht një shtëpi.

Shqiptari Mërgim Halili, i cili jetonte në të njëjtën lagje, nuk është menduar dy herë por pavarësisht rrezikut, ka hyrë brenda e ka ndihmuar një cift të moshuar të largoheshin prej banesës në flakë.

Halili ka rrëfyer për gazetën se është ndihmuar edhe nga e dashura e tij për të shpëtuar çiftin që rrezikonte mes flakëve.

Ai thotë se vunë re tymin që ngrihej nga shtëpia dhe u nisën për të parë situatën. Ndërsa flakët u rritën, ata vendosën të kontrollonin nëse kishte njerëz në apartamente.

Sipas Halilit, ata trokitën në derën e shtëpisë dhe i ranë ziles. “Të moshuarit hapën derën kur trokitëm. Ata duket se nuk e kishin kuptuar që ka rënë zjarr”, thotë Halili.

Dy të rinjtë më pas i nxorën të moshuarit jashtë, pasi flakët filluan të përhapen menjëherë me shpejtësi.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI