Flash

E shpallur e zhdukur prej ditësh, gjendet e vdekur turistja franceze në Greqi

Lapsi.al 1 July 2021
E shpallur e zhdukur prej ditësh, gjendet e vdekur turistja franceze

Këtë të enjte një turiste franceze, e quajtur Violet Giango, është gjetur e vdekur 5 km larg nga qyteti grek i Elafonisissi.

CNN shkruan se trupi i pajetë i 29-vjeçares është gjetur në një përrua. Ekipet mjekësore dhe policia janë drejtuar për në vendngjarje për të mësuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Gruaja kishte shkuar me pushime në Kretë dhe u shpall e zhdukur më 24 qershor. Ajo në këtë datë ka komunikuar me prindërit e saj në Francë, ndërsa i kishte thënë se do të ikte në Elafonissi, për të vizituar edhe këtë qytet.

Teksa ditët kalonin, prindërit u shqetësuan për fatin e vajzës së tyre dhe menjëherë telefonuan autoritetet për ndihmë.

Një ditë më parë, policia arriti të gjente makinën e braktisur të së resë, brenda së cilës u gjend një valixhe. Sipas dëshmisë së burrit që e pa për herë të fundit, e reja ishte drejtuar për në autostradën E4 që të dërgonte në Elafonisi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI