Flash

Përvëlohet SHBA-ja dhe Kanadaja, i nxehti shkakton mbi 500 viktima

Lapsi.al 1 July 2021
Përvëlohet SHBA-ja dhe Kanadaja, i nxehti shkakton mbi 500 viktima

Situata me të nxehtin në disa zona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë që lagen nga pjesa veriperëndimore e Oqeanit Paqësor vijon të mbetet alarmante. Autoritetet në Kanada dhe shtetet Oregon dhe Uashington bëjnë me dije se rreth 500 persona kanë humbur jetën nga temperaturat përvëluese në ditët e fundit, që kanë sjellë një të nxehtë aspak të zakontë për këto zona, duke i gjetur njerëzit të papërgatitur.

Zyrtarja e British Columbia, Lisa Lapointe shprehet se të dhënat flasin për 486 vdekje të panjohura  në 5 ditët e fundit, në një kohë kur provinca kanadeze për një periudhë kaq të shkurtër kohore, në rastin më të keq ka raportuar 165 fatalitete. Shumë shtëpi në Vancouver dhe në Seattle nuk kanë ajër të kondicionuar duke i dhënë një goditje fatale njerëzve të sëmurë.  Në Oregon temperaturat arritën deri në 45 gradë, duke bërë autoritetet lokale të fajësojnë të nxehtin për më shumë se 60 vdekje.

Ndonëse situata ka qenë e vështirë, ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit kanë qenë në gatishmëri për të parandaluar ndonjë zjarr të mundshëm që mund të përhapet me shpejtësi. Gjithashtu janë ngritur dhe stacione që shpërndajë ujë për kalimtarët që të mos dehidratohen.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI