Flash

Aneksimi i Krimesë/ BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Lapsi.al 30 June 2021
Aneksimi i Krimesë/ BE zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Sot ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të zgjasin edhe për gjashtë muaj sanksionet e gjera ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë dhe nxitjen e konfliktit në Ukrainë.

Sanksionet janë vendosur në vitin 2014.

Vendimi përfundimtar do të merret nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së gjatë një takimi më 12 korrik.

Sanksionet shënjestrojnë sektorët kryesorë të vendit, përfshirë atë bankar, të energjisë dhe mbrojtjes.

Masat do të mbesin në fuqi pasi një plan i paqes për Ukrainën lindore për të cilin janë dakorduar Moska, Kievi, Berlini dhe Parisi më 2015, nuk ka shënuar ndonjë përparim në zbatim.

Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin e Krimesë dhe ka mbështetur separatistët në lindje të Ukrainës, duke nxitur dhunë, e cila ka lënë mbi 13,000 persona të vdekur.

Tensionet u rritën në fillim të këtij viti pasi Kremlini vendosi dhjetëra mijëra trupa në kufirin me Ukrainën.

Javën e kaluar, udhëheqësit e BE-së kundërshtuan një thirrje nga Gjermania dhe Franca për të rifilluar takimet me presidentin, Vladimir Putin, të pezulluara që nga viti 2014.

Ata thanë se ky do të ishte një lloj shpërblimi për Kremlinin.

Liderët e BE-së urdhëruan shefin e politikës së jashtme, Josep Borrell dhe Komisionin Evropian “të paraqesin planet për masa shtesë, duke përfshirë sanksionet ekonomike” kundër Rusisë nëse marrëdhëniet përkeqësohen më shumë, shkruan Rel.

Të këshilluara

Moska, vendi ku vaksinimi po bëhet i detyruar

Nëse pyet a është vaksinimi Covid-19 në Rusi i vullnetshëm, zyrtarët do t'ju thonë se është. Megjithatë, autoritetet në Moskë kanë krijuar një politikë që në th...

15:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI