Flash

Shkencëtarët nxjerrin shifrat tronditëse të mutacionit “Delta” të koronavirusit: Bota rrezikon sërish

Lapsi.al 30 June 2021
Shkencëtarët nxjerrin shifrat tronditëse të mutacionit

Varianti Delta i koronavirusit është nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të ekspertëve për shkak të shqetësimit global që ka shkaktuar. Athanassios Exadaktylos, president i Panhellenic duke folur për MEGA solli në vëmendje shkallën e lartë të transmetimit të këtij varianti dhe nevojën për të përshpejtuar programin e vaksinimit.

“Nëse transmetueshmëria e gripit është 1 në 1.1 për shembull 10 infektojnë 11 të tjerë. Me koronavirusin në fillim ishte një infekton katër, katër infektonin 16, me rastin e variantit britanik transmetueshmëria u rrit me 50 për qind”.

Kurse, në rastin e variantit Delta, kemi 50 për qind më shumë transmetueshmëri se varianti anglez ose alfa.

“Një infekton nëntë dhe nëntë infektojnë 81,” tha Exadaktylos duke shtuar se ata që janë të vaksinuar nuk rrezikohen nga format e rënda të sëmundjes apo vdekja, raportojnë mediat greke.

Kujtojmë se varianti Delta po konfirmohet thuajse në të gjithë botë, përfshirë këtu edhe në Kosovë, Greqi dhe Itali dhe po monitorohet afër nga ekspertët që janë të shqetësuar për përhapjen e tij.

OBSH ka paralajmëruar se deri në fund të vjeshtës ky variant mund të përbëjë mbi 90 për qind të rasteve me Covid-19.

Të këshilluara

Moska, vendi ku vaksinimi po bëhet i detyruar

Nëse pyet a është vaksinimi Covid-19 në Rusi i vullnetshëm, zyrtarët do t'ju thonë se është. Megjithatë, autoritetet në Moskë kanë krijuar një politikë që në th...

15:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI