Flash

Përhapja e variantit Delta, Australia futet në karantinë

Lapsi.al 30 June 2021
Përhapja e variantit Delta, Australia futet në karantinë

Shtatë qytete australiane janë në karantinë ndërsa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e variantit Delta. Zyrtarët raportuan një rritje të rasteve të variantit të mërkurën, në mbi 200 raste.

Pothuajse gjysma e popullsisë – mbi 12 milion njerëz  janë karantinuar në Sidnei, Brisbane, Perth, Darvin, Townsville dhe Gold Coast. Të mërkurën, qyteti i Alice Springs gjithashtu hyri në një bllokim pas rritjes së rasteve në Australinë e Jugut.

Zyrtarët lokalë janë të shqetësuar se virusi mund të përhapet në komunitetet aborigjene. Shteti tha  se po përballet me një situatë të vështirë pas rritjes së rasteve.  Shumica kanë bërë thirrje për përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, pasi vetëm 5% e popullsisë  është vaksinuar.

Pas disa muajsh, kur vendi mendohej se  kishte eliminuar virusin, shpërthimet e Delta kanë tronditur Australinë. Varianti  Delta është zbuluar në pesë nga tetë qytetet vetëm dy javë pasi varianti u përhap në Sidney.

 

Të këshilluara

Moska, vendi ku vaksinimi po bëhet i detyruar

Nëse pyet a është vaksinimi Covid-19 në Rusi i vullnetshëm, zyrtarët do t'ju thonë se është. Megjithatë, autoritetet në Moskë kanë krijuar një politikë që në th...

15:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI