Flash

Izraeli thellon bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe

Lapsi.al 30 June 2021
Izraeli thellon bashkëpunimin me Emiratet e Bashkuara Arabe

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid deklaroi të mërkurën (30 qershor) se po planifikohet nënshkrimi i më shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit mes vendit të tij dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të dyja vendet, kanë normalizuar raportet në shtator të vitit 2020, duke i hapur rrugën një mori marrëveshjesh duke filluar nga turizmi dhe aviacioni deri te shërbimet financiare.

“Ne do të nënshkruajmë më shumë marrëveshje në korrik në Izrael”, u tha gazetarëve Lapid. Komentet e Lapid u bënë gjatë hapjes së një konsullate izraelite në Dubai, një ditë pasi hapi ambasadën në kryeqytetin, Abu Dhabi.

“Kjo nuk është vetëm një konsullatë por një qendër bashkëpunimi. Një vend që simbolizon aftësinë tonë për të menduar së bashku, për të zhvilluar së bashku, për të ndryshuar botën së bashku”, tha ai.

Të mërkurën shefi i diplomacisë izraelite gjithashtu vizitoi panairin Expo 2020 Dubai, në të cilin Izraeli do të marrë pjesë së bashku me më shumë se 190 vende.

Izraeli, përveç me Emiratet e Bashkuar Arabe, ka arritur marrëveshje për normalizim të raporteve edhe me Bahreinin, Marokun dhe Sudanin. Marrëveshjet shënuan një shkëputje nga politika disa dekadëshe e vendeve arabe që të mos normalizojnë raportet me Izraelin pa u zgjidhur çështja e konfliktit me palestinezët. Lapid shprehu shpresat se marrëveshje të tilla do të arrihen me “të gjithë rajonin”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI