Flash

Koordinimi shumështetëror/ 130 vende të botës mbështesin taksimin 15% për korporatat globale

Lapsi.al 2 July 2021
Koordinimi shumështetëror/ 130 vende të botës

Zyrtarë nga 130 vende të botës mbështetën planin për të vendosur një taksë prej së paku 15% për korporatat globale. Masa synon t’i parandalojë firmat shumëkombëshe t’i zhvendosin fitimet e tyre në vendet me taksa më të ulëta.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e cila i udhëhoqi bisedimet në Gjermani, tha se plani mund të gjenerojë rreth 150 miliardë dollarë të ardhura nga taksat, brenda një viti.

Marrëveshja nuk pritet të hyjë në fuqi deri në vitin 2023. Në bazë të saj do të tatohen edhe fitimet e kompanive në vendet ku bëjnë biznes online, edhe pse nuk kanë prani fizike atje.

Të gjitha vendet e grupit më të industrializuara G20, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën dhe Francën, e mbështetën marrëveshjen, ashtu si edhe Bermuda dhe Ishujt Kajman – dy nga vendet që gëzojnë epitetin e parajsës sa u përket taksave.

Por, dy vende me taksa të ulëta të korporatave – Irlanda dhe Hungaria – nuk e mbështetën atë. Ministria e Financave e Irlandës tha se ka “mbështetje të gjerë” për qasjen e përdorur në marrëveshje, porse nuk mund të pajtohet për minimumin prej 15%. Irlanda aktualisht ka një normë prej 12.5%.

Qeveritë që e mbështetën planin, pritet t’i miratojnë ligjet në vendet e tyre për taksën minimale, ndërsa detajet e tjera janë ende duke u hartuar, njofton REL.

Një plan i detajuar i zbatimit pritet të shpallet në samitin e G20-ës në tetor. Në Shtetet e Bashkuara, presidenti Joe Biden ka propozuar një taksë minimale prej 21% për fitimet jashtë shtetit të kompanive të mëdha amerikane. Ky propozim pret miratimin në Kongres.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI