Flash

Digjet fshati ku u mat temperatura më e lartë në Kanada

Lapsi.al 2 July 2021
Digjet fshati ku u mat temperatura më e lartë në Kanada

Temperaturat e larta që janë regjistruar së fundmi kanë shkaktuar djegien e 90 % të fshatit kanadez, ku më parë ishte matur një rekord prej 49.6 gradë Celsius. Kryetari i fshatit kanadez Lytton, Brad Vis tha se dëmi i madh u bë në fshat, si dhe në infrastrukturën përreth. Kreu i administratës së fshatit, Jan Polderman, deklaroi se ishte i lumtur që doli i gjallë dhe ai urdhëroi banorët të evakuohen. Polderman tha që zjarri shpërtheu nëpër fshat për vetëm 15 minuta. Temperaturat e jashtëzakonshme të larta kanë goditur pjesë të Amerikës së Veriut.

Ndërkohë për shkak të temperaturave të larta në Kanadanë perëndimore, u regjistruan 486 vdekje për një periudhë prej pesë ditësh, krahasuar me një mesatare prej 165 në rrethana normale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI