Flash

Operacioni me 38 të arrestuar, Soreca: Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron Shqipërinë me BE-në

Lapsi.al 2 July 2021
Operacioni me 38 të arrestuar, Soreca: Lufta kundër krimit të

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ka reaguar në lidhje me megaoperacionin ndërkombëtar të drogës të koduar ‘Shpirti’.

Soreca përmes një postimi në rrjetin social Twitter shkruan se lufta ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE.

Sipas tij operacioni me 38 të arrestuar është një tregues i mirë i punës së bërë mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.

Një operacion tjetër i rëndësishëm kundër krimit të organizuar dhe  trafikimit ndërkombëtar të drogës në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë falë bashkëpunimit të madh midis DIA SPAK dhe Policisë së Shtetit me mbështetjen e Eurojust. Rezultatet 38 persona të arrestuar dhe pasuri me vlerë miliona euro të sekuestruara. Lufta kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave e afron më shumë Shqipërinë me BE”, shkruan ambasadori Soreca.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI