3 viktima dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit të ndodhur sot në autostradën Fier-Vlorë. Policia njofton me dije se 3 personat që udhëtonin me mjetin “Toyota” (dy të rritur dhe një fëmijë i mitur) kanë ndërruar jetë. Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi” (drejtuesi dhe pasagjeri), të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.
[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-25-at-9.09.14-AM.mp4"][/video]
Shkak për aksidentin duket se është bërë shpejtësia e lartë. Si pasojë e aksidentit, dy makinat kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanal. Njëra prej tyre është shkatërruar plotësisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.