Flash

Kurti do të pritet sot në Pallatin Elisee prej Macron, mësohet tema e diskutimit mes tyre

Lapsi.al 23 June 2021
Kurti do të pritet sot në Pallatin Elisee prej Macron, mësohet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot në orën 19:30, do të pritet në Pallatin Elisee në Paris nga presidenti i Francës Emmanuel Macron.

Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Gjithashtu, kryeministri Kurti pritet të kërkojë nga presidenti Macron përkrahje për procesin e liberalizimit të vizave.

Ftesën për takim, presidenti Macron ia kishte dërguar para tre muajsh kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kjo është vizita e parë e Kurtit në Paris pas marrjes së detyrës si kryeministër.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

Sipas parashikimit të motit, këtë të mërkurë në mëngjes, temperatura e ajrit do të ngrohë duke variuar nga+23°C deri në +35°C. Përgjatë ditës nuk priten reshje ...

07:12

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI