Flash

Po vjen i nxehti “afrikan”, java shumë e nxehtë: Temperatura arrin në 42 gradë

Lapsi.al 21 June 2021
Po vjen i nxehti “afrikan”, java shumë e nxehtë:

Kjo javë ka nisur me temperatura të larta në vendin tonë. Ditën e sotme, temperatura më e lartë do të jetë 35 gradë Celsius në zonat bregdetare. Ndërsa ditët në vijim parashikohet akoma më shumë rritje. Sipas Meteoalb, ditët më të nxehta të kësaj jave janë e enjtja dhe e premtja.

Sa i përket kryeqytetit, do të ketë rritje duke nisur nga e mërkura, kur temperatura do të arrijë në 40 gradë, ndërsa të enjten e të premten do të arrijë në 42 gradë celsius. Ndërkohë, pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhet. Dita e dielë solli trafik të rënduar dhe bregdet të populluar, sidomos në Velipojë dhe Durrës, ku pushuesit ishin nga Shqipëria dhe Kosova.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Diell dhe temperatura të larta gjatë gjithë ditës në jug dhe qendër, ndërsa në veri të vendit, mesdita sjell vranësira e rrebeshe të shkurtra, por vetëm vranësi...

07:21

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI