Një tjetër rast i kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura është goditur në Shijak të Durrësit. Valter Greca dhe Andi Dashi (Greca), të dy banues në Hardhishtë, Shijak, dhe Idajet Greca, elektricist i OSHEE, dyshohen se, në fshatin Hardhishtë, përshtatën banesën për kultivimin e kanabisit, duke ndërhyrë edhe në matësin e energjisë elektrike.
Nga ana tjetër në pranga kanë rënë Ervin Stafa 39 vjeç dhe Xhavit Istrefi, 25 vjeç, banues në Shetel dhe Romanat, me detyrë faturist dhe elektricist pranë OSHEE-së. Të dy këta shtetas, në kundërshtim me ligjin nuk kanë përmbushur detyrën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.