Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike në Pogradec. Sipas policisë, 35-vjeçari Adrian Papajanis dhe vëllai i tij me inicialet Fatjon Papajanis, 29 vjeç , trafikonin drogë nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut, duke përdorur liqenin e Ohrit.
Shtetasi A. P., u kap në flagrancë duke tentuar të trafikonte 1 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sasi e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me një varkë, dy motora uji tip “Yamaha”, dy peshore elektronike, mjete të cilat përdoreshin nga dy vëllezërit në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim.