Flash

Zaev paralajmëron tërheqjen nga posti i kryeministrit

Lapsi.al 13 June 2021
Zaev paralajmëron tërheqjen nga posti i kryeministrit

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka paralajmëruar një tërheqje të mundshme nga politika. Lajmi është publikuar nga mediat serbe Kurir, ku gjatë një interviste, Zaev ka thënë se pas tre viteve do të tërhiqet nga politika.

Sipas asaj që Zaev ka thënë në këtë intervistë, një kryeministër në funksion duhet të qëndrojë të paktën dy mandate, në të kundërtën sipas tij ekziston rreziku që kryeministri të bëhet autokrat.

“Për çdokënd ajo është rrezik, posaçërisht në Ballkan. Është e shëndetshme të vijnë njerëz të rinj. Tani jam në mandatin e dytë, i cili duhet të përfundojë në vitin 2024 dhe besoj se atëherë edhe do ta përfundojë karrierën politike. Do të kthehem në kompaninë tonë, përsëri do të punojë në mënyrë komerciale. Politika është si një ves. Është e vështirë të hysh dhe të dalësh. Po, megjithatë, është nder i madh të jesh kryeministër i vendit tënd”, ka thënë Zaev.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI