Flash

Brnabić: Kurti bën cirk, le ta provojë të padisë Serbinë për gjenocid

Lapsi.al 13 June 2021
Brnabić: Kurti bën cirk, le ta provojë të padisë

“Albin Kurti tashmë duhet të padisë Serbinë për gjenocid, në vend që të kërcënojë dhe pengojë vazhdimisht përpjekjet e negociatave” tha Kryeministrja Ana Brnabić, duke sfiduar kështu kreun e qeverisë në Kosovë.

Në një intervistë për “TV Prva”, ajo vlerësoi se kryeministri Kurti është një “fanatik ideologjik” dhe se “gjithçka që u parashikua se do të ndodhte nëse Kurti do të përfaqësonte Prishtinën në dialog do të rezultonte e vërtetë”.

“Serbia kërcënohet me një proces gjyqësor për gjenocid. Le të jetë, le të kërcënohet, por le të shohim se çfarë ka për të thënë në atë proces gjyqësor dhe ne do të provojmë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë,” tha Brnabić mes të tjerash.

Ajo shtoi se Kurti “bën një cirk” në çdo takim dhe kujtoi se ai tha publikisht se dialogu nuk është përparësia e tij.

E pyetur nëse është e mundur të arrihet një konsensus në Serbi për qasjen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ajo tha se “nuk ka shpresë” se diçka e tillë do të ndodhë.

 

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI