Flash

Aksidentoi 69-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi në Gjirokastër

Lapsi.al 13 June 2021
Aksidentoi 69-vjeçaren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet

Një 60-vjeçar në lagjen “Puntore” në Gjirokastër ka aksidentuar 69-vjeçaren E.SH., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë drejtuesi i mjetit 60-vjeçari A.K., është arrestuar pas disa orësh nga policia, ndërsa e aksidentuara është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

"Aksidentoi me mjet një moshuar dhe largohet nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i mjetit.

Nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit  Rrugor, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 60 vjeç, banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tij u bë pasi duke drejtuar mjetin tip ‘”Benz”, në lagjen “Puntore”, ka përplasur shtetasen E. Sh., 69 vjeçe, e cilia u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit por pas disa orësh është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të mjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, njofton policia.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI