Në kongresin e Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama vendosi piketat e punës së mandatit të tretë pas fitores së 25 Prillit. Fillimisht kreu i socialistëve foli për institucionin e ri, që do të krijohet, “Këshillimi Kombëtar” për konsultimin me qytetarët të paktën njëherë në vit për cështje thelbësore.
Nga ana tjetër, ai ka bërë me dije se do të pësohet një metamorfozë në administratë, ku tha se do u jepet fund me emërimet politike, e ndërsa tha se do të hapet një fushatë 1-vjeçare për anëtarësime të reja në PS me më të studentët më të mirë që kanë studiuar brenda dhe jashtë vendit.
ua që mandati i tretë të shënojë një hapje të re nga njerëzit e këtij vendi duke i përshirë përmes një institucioni të ri “Këshillimi Kombëtar”, që populli të mos dëgjohet njëherë në 4 vite, por të paktën njëherë në vit nga shumica qeverisëse.
Cështjet me interes kombëtar do i ndajmë me popullin dhe do të këshillohemi me të gjithë që duan të shprehen përmes “këshillimit Kombëtar” që nuk është ushtrim komunikimi, por institucion ndërveprimi me shkrim me të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që duan të përfshihen, po me shkrim, na thonë “PO” apo “JO” për cka ne shtrojmë si alternativa të mundshme për cështje të caktuara. Do të përgatitemi që në këtë vjeshtë për këshillimin kombëtar. Platforma e bashkëqeverisjes të ngrihet në një nivel të ri...Hapat që kemi hedhur me rekrutimet në shërbimin civil, infermierëve, mësuesve dhe policëve janë të pamjaftueshëm për t’u ngritur në majë. Çlirimin e sektorit publik nga parazitë dhe injorantë me mbulesa politike, që e bëjnë flamurin e PS-së të duket si lecka e “gabit”. Duhet të angazhohemi në një fushatë anëtarësimesh një vjetore, t’u japim dyert e qeverisë që nga dyert e kabineteve të ministrave, të ministrive, agjencive, bordeve, për vajza dhe djem të shkolluar jashtë shtetit dhe të shkolluar me rezultate të shkolluara brenda shtetit” tha Rama.