Pak çaste më parë ka nisur Kongresi i Partisë Socialiste, i cili përkon edhe me 30-vjetroin e krijimit të partisë. Kongresi zhvillohet në stadiumin ”Air Albania”, duke marrë parasysh kështu edhe masat antiCOVID.
Kryeministri ka publikuar pamjet nga hapja që po bëhet në këtë Kongres, që sikurse e cilëson edhe Rama është i jashtëzakonshëm. Në kuadër të këtij kongresi janë paralajmëruar mesazhe nga kontribues dhe socialistë të vjetër por dhe miratimin e disa vendimeve të Asamblesë Kombëtare të PS. Aty gjithashtu pritet të shpaloset programi i PS për mandatin e tretë si dhe analiza e hollësishme e zgjedhjeve të 25 prillit.
Mësohet se në hapje të Kongresit është luajtur himni ynë kombëtar.