Flash

Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët nuk lejohen ta vizitojnë, kritiku i Putinit në rrezik

Lapsi.al 21 April 2021
Navalny në gjendje të rëndë shëndetësore dhe

Mjekët e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexey Navalny, thonë se nuk u lejuan ta vizitonin atë, pavarësisht njoftimeve se ai është i sëmurë rëndë nga një grevë urie e vazhdueshme.

Sipas mjekes së tij personale, Dr. Anastasia Vasilyeva, ajo dhe tre ekspertë të tjerë mjekësorë u përpoqën ta vizitonin Navalnin në një klinikë burgu, por atyre iu ndalua hyrja. Ata thanë se pritën jashtë portave të burgut për orë të tëra.

“Është një mungesë respekti dhe një tallje me mjekët”, tha Dr. Vasilyeva në një postim në Twitter, duke vënë në dukje se “jeta dhe shëndeti i Navalnit janë qartësisht në rrezik”.

Të dielën, Navalni u zhvendos nga një burg penal në lindje të Moskës në spitalin e një burgu në Vladimir, rreth 180 kilometra në lindje të Moskës.

Të hënën, shërbimi rus i burgjeve tha se gjendja e Navalnit ishte “e kënaqshme”, por një raport tjetër nga mjeku i tij, Dr. Yaroslav Ashikhmin, tha se Navalni vuante nga nivele të larta të kaliumit, i cili mund të shkaktojë një sulm në zemër dhe rritje të niveleve të kreatininës, duke treguar potencialisht funksionim të dobësuar të veshkave.

Navalny, 44 vjeç, filloi grevën e urisë në fund të Marsit për të protestuar ndaj asaj që ai tha se ishte mungesë e kujdesit mjekësor për dhimbjet e forta të shpinës dhe këmbëve.

Navalni i mbijetoi një helmimi gati fatal vitin e kaluar dhe u arrestua kur u kthye në Moskë në janar pas trajtimit mjekësor që mori në Gjermani. Kremlini mohon të ketë patur ndonjë rol në helmimin e tij.

Alexei Navalni u dënua me dy vjet e gjysmë burg në shkurt për evazion fiskal dhe po mbahej në një burg në Pokrov, të cilin ai e përshkroi si “një kamp i vërtetë përqendrimi”.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të Kremlinit lidhur me helmimin dhe shumë prej tyre po kërkojnë lirimin e Navalnit.

Ndërsa shëndeti i Navalnit po përkeqësohet, autoritetet ruse i kanë kërkuar zyrës së prokurorit të Moskës që të shpallë organizatën e Navalnit, Fondacioni për Luftimin e Korrupsionit, një organizatë ekstremiste.

Aleatët e Navalnit kanë bërë thirrje për protesta mbarëkombëtare të mërkurën, kur Presidenti rus Vladimir Putin pritet të mbajë fjalimin e tij vjetor mbi gjendjen në vend./VOA

Të këshilluara

Greqia heq karantinën për turistët

Nuk do të ketë më detyrim karantinimi për ata që shkojnë në Greqi. Autoritetet vendore kanë hequr masën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e Bashkimi...

15:18

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI