Flash

Franca, shteti i parë në BE që do të përdorë certifikatën digjitale për Covid-19

Lapsi.al 20 April 2021
Franca, shteti i parë në BE që do të përdorë

Franca është bërë shteti i parë në Bashkimin Evropian i cili ka nisur testimin e një certifikate digjitale për koronavirus, të udhëtimit, si pjesë e një skeme në të gjithë Evropën e që Brukseli shpreson që të lejojë udhëtimin e lirshëm të njerëzve brenda bllokut deri në verë.

Mediat vendase bëjnë me dije se aplikacioni TousAntiCovid, është pjesë e programit të gjetjes së kontakteve, i cili është azhurnuar për të ruajtur rezultatet negative të testit Covid-19 në celularët e udhëtarëve dhe është duke u testuar në fluturimet për në Korsikë dhe departamentet e huaja nga kjo javë.

Ndër të tjera bëhet me dije se prova në lidhje me këtë aplikacion verifikimi do të zgjatet nga 29 prilli për të përfshirë certifikatat e vaksinimit, thanë zyrtarët për Le Monde, dhe sistemi përfundimisht mund të miratohet për ngjarje publike të tilla si koncerte, festivale dhe panaire tregtare, megjithëse jo për bare dhe restorante.

Ndërkohë komisioneri evropian për drejtësi, Didier Reynders tha javën e kaluar se pret që “certifikata digjitale” të bëhet deri më 21 qershor. Certifikata është prioritet urgjent për shtetet e Evropës Jugore, ekonomitë e të cilave janë dobësuar nga pandemia.

Certifikata mundëson që udhëtarët të mos kenë nevojë të hyjnë në karantinë dhe mund të bëjnë blerje në dyqane duke treguar provat nga telefoni i tyre se janë vaksinuar dhe janë negativ për koronavirus ose kanë antitrupa nga COVID-19.

Aplikacioni do të gjenerojë një kod të sigurt QR që përmban një sërë informacioni duke përfshirë emrin e udhëtarit, datën dhe llojin e testit ose vaksinës së tyre, dhe detajet e mjekut ose laboratorit përkatës, të gjitha këto mund të kontrollohen në bazë të një baze të dhënash kombëtare.

Gjithashtu në lidhje me këtë çështje disa shtete anëtare të BE-së janë duke zhvilluar sisteme të ngjashme, duke çuar në shqetësime se sa mirë do të punojnë së bashku. Mbikëqyrësit e privatësisë të BE gjithashtu paralajmëruan në fillim të këtij muaji skema duhet të respektojë ligjet e mbrojtjes së të dhënave dhe “të ketë një bazë të përshtatshme ligjore” në secilin shtet anëtar.

Javën e kaluar Danimarka filloi të provonte Coronapas-in e saj, të disponueshëm për njerëzit që janë vaksinuar, testuar pozitivisht dy deri 12 javë më parë, ose negativ brenda 72 orëve të fundit.

 

Të këshilluara

Greqia heq karantinën për turistët

Nuk do të ketë më detyrim karantinimi për ata që shkojnë në Greqi. Autoritetet vendore kanë hequr masën për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e Bashkimi...

15:18

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI