Flash

Shpërthen Meta: Rama i sëmurë psikik, i marrë, por do ia pres dorën po preku 1 votë

Lapsi.al 20 April 2021
Shpërthen Meta: Rama i sëmurë psikik, i marrë, por do ia

Presidenti Ilir Meta ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama duke përdorur epitete nga më të rëndat që ka përdorur në përplajset mes të dyve. Në një intervistë në tv lokal të Shkodrës Tv1, Meta tha se kreu i qeverisë nuk është normal.

“Të gjithë shqiptarët e dinë se kemi për Kryeminister një të marrë, një të sëmureë psikik që sot nuk tremb më askënd. Ky i semure psikik qe i ngriti gishtin Shkodres, do rendohet shume ne ditet ne vijim dhe askush nuk do ti beje me derman. Rama eshte nje kukull qe dihet nga kurdiset ne rajon, per te minuar te ardhmen e Shqiperise.

Edi Ramen e paralajmeroj nga Shkodra se do t'ja pres duart atij dhe kujdo tjeter banditi qe guxon te preke votat. Presidenti do nxjerre dekrete per mbrojtjen e votes se lire. Per kete te jete i qarte Rama dhe banditet e tij. I gjithe populli do jete ushtar dhe do ta ndjeke Ramen kudo qe te jete nese prek 1 vote” – tha Meta.

“U bë vite që jetojmë në klimë tensioni dhe përjashtimi. Kjo ndodh sepse kryeministri në largim ka shndërruar shtetin në një lloj bande. Dhe e ka treguar këtë edhe para 4 vitesh me zgjedhjet e Dibrës dhe Shijakut, por edhe me zgjedhjet një partiake moniste. Unë u bëj thirrje gjithë qytetarëve që të shkojnë të votojnë me datë 25 prill, unë jam i sigurt që çdo presion dhe shtypje do të përkthehet në derdhje pa fund votash për ndryshim. Presidenti Meta do të flas vetëm ndërmjet dekreteve, dhe do mbroj demokracinë me anë të dekreteve.

Populli me një dekret të Presidentit është ushtar dhe del lufton për këtë çështje, sepse ai është një antishqiptar. Edi Rama po mbron interesin e disa antishqiptarëve dhe që duan shkatërrimin dhe shpopullimin e Shqipërisë, qe synojne percarjen e shqiptareve dhe ndarjen e Kosoves. Dhe jo me kot kemi parë një lobim të qarqeve anti shqiptarë, dhe kjo është një tradhti kombëtare. Presidenti Meta: Edi Ramen e mundi Ilir Babaramo i vetem, imagjinoni cfare i ben atij e gjithe Shqiperia. Atij Shkodra do t’ja beje 9 me 2” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI