Flash

Rama: E merrni me mend, që Aqif Pashës së Elbasanit t’i thuash të votosh Ilir Metën

Lapsi.al 20 April 2021
Rama: E merrni me mend, që Aqif Pashës së Elbasanit t’i

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani, ku po mban fushatën elektorale, deklaroi se të votosh për Monika Kryemadhin dhe LSI-në në zgjedhjet e 25 prillit, do të thotë të ofendosh historinë. Rama thekson se shqiptarët nuk mund të votojnë për fosilet e politikës. Ai shton se Shqipëria nuk do bjerë më në dorë të Berishës dhe të Metës.

“Në qytetin tuaj plot histori, të votosh Monika Kryemadhin, do të thotë të ofendosh historinë. E merrni me mend, që Aqif Pashës së Elbasanit t’i thuash të votosh Ilir Metën. Meta është një president, që e bija i thotë babi mos pi, hajde në shtëpi. Ne duhet ta mendojmë Ilir Metën të kthehet në shtëpi. Nuk votohet për fosilet e politikës. I keni parë si xhirojnë rrotat e makinave.

Vetëm bërtasin Rama ik, Rama ik. Aty brenda janë njerëz, që mezi presin, që largqoftë shqiptarët të shkojnë pas berihait dhe të rihapin bingon në Shqipëri. Në makina janë drejtues policie, që lajmëronin kriminelët dhe tradhtonin oficerët. Janë taksidarët dhe këtë e kam për të gjithë dyqanxhinjtë e Elbasanit. Me ne TVSH e taksën e keni zero. Shqipëria nuk do bjerë kurrë më në dorë të Saliut dhe Metës. Mësuesit e infermierët sot nuk merren me zor në mitingje”, deklaroi Rama.

Rama vlerësoi se Shqipëria është vend i mrekullueshëm dhe se dora e robit e ka lënë pas.

“Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. Zoti e ka bërë këtë vend si pikturë. Zoti e bekoi këtë vend dhe dora e robit e shkatërroi. Ata i kanë çuar shqiptarët pas berihait. Njeriu matet sa i zoti ëhstë të ngjitet në ditë të vështira. Ditët dhe vitet në të ardhmen janë shumë më të mira se ata që do lëmë pas. Shqipëria ka nevojë për akoma shumë punë dhe në këtë rrugë, do hapim katër porta nga deti e nga ajri. Jemi në moment për të vendosur se çfarë duam të bëhemi kur të jemi të mëdhenj. Shikoni si është bërë sot Belshi. Do ta bëjmë Kalanë e Elbasanit atraktive për të gjithë Shqipërinë. PD vjen vërdallë si aeroplan pa bisht. PD nuk bëri asgjë për Elbasanin”, u shpreh Rama

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI