Flash

Kryemadhi: Forcat Operacionale të Policisë po përgjojnë masivisht telefonat para zgjedhjeve

Lapsi.al 20 April 2021
Kryemadhi: Forcat Operacionale të Policisë po përgjojnë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri një akuzë të rëndë në një intervistë televizive. Ajo tha se forcat Operacionale të Policisë janë angazhuar në përgjim masiv telefonash në funksion të zgjedhjeve të së dielës.

“Unë kam një problem shumë të madh me telefonin, prej ditësh më përgjojnë telefonin. Nuk shikoj dot asnjë story në Instagram. Ta dinë të gjithë se kur të përgjohet telefoni, konsumimi i internetit është i pamundur.

Më dërguan një video para ca ditësh, nuk kishte burrë nëne që ta shkarkonte. Të gjithë punonjësit e Operacionales na kanë vënë në përgjim ne të LSI-së. Edhe ata të Ministrisë së Brendshme janë angazhuar. Është akuzë e rëndë, por është e vërtetë. Ne kemi gjetur dhe përgjuesit sepse janë shumë të trashë, janë pa shkollë dhe i lënë aty” – tha Kryemadhi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI