Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Bashkimit Europian për të sjellë në Shqipëri, në periudhën maj-gusht, 145 mijë vaksina kundër koronavirusit. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shkruan se Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon.
"Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon. Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistêt gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar." shkruan Rama.