Flash

Manastirliu: Të hënën nis vaksinimi për moshat +60 vjeç me sëmundje kronike

Lapsi.al 11 April 2021
Manastirliu: Të hënën nis vaksinimi për moshat +60

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka parë nga afër vaksinimin masiv në Sheshin ‘Skëndërbej’ mëngjesin e sotëm. Ajo deklaroi se nga e hëna do të nisë vaksinimi për moshat +60 vjeç me sëmundje kronike.

“Tashmë kemi hyrë në grupmoshat mbi 65 vjeç, procesi ka vijuar që në mëngjes. Ne po ecim me ritme të shpejta falë edhe punës së ekipit të gjithë vaksinatorëve”, tha Manastirliu.

Duke iu kërkuar qytetarëve të vaksinuar të vijojnë të mbrohen edhe disa javë, Manastirliu ka bërë apel për të gjithë qytetarët +60 vjeç, të regjistrohen pranë mjekut të familjes për ditën dhe orën e vaksinimit. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime, prej të cilëve 182,669 vaksinime për të moshuarit.

 

Të këshilluara

Përfshihet nga zjarri një garazh në Tiranë

Garazhi i një pallati në kryeqytet është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 07:30, në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë. Shërbimet e zjarrfikëses d...

08:15

Nderime në mbarë botën për Princin Philip

Përshëndetje me top për të nderuar Dukën e Edinburgut do të zhvillohen në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, në Gjibraltar dhe nga anijet luftarake në det. Goditj...

20:50

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI