Flash

Meta: Nuk kam lidhje me bllokimin e Rinasit, Rama ta zgjidhë që sot

Lapsi.al 7 April 2021
Meta: Nuk kam lidhje me bllokimin e Rinasit, Rama ta zgjidhë që sot

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka thënë se do të duartrokasë kryeministrin në detyrë, Edi Rama, nëse gjen që sot një zgjidhje të përshtatshme për kontrollorët e Albcontrol.

Në një prononcim nga Vlora, Kreu i Shtetit i bëri sërish thirrje kontrollorëve që të rikthehen në detyrë dhe të qëndrojnë pa asnjë lloj stresi, sepse çdo padrejtësi ua garanton Presidenti që do të plotësohet

“I sigurojë të gjithë qytetarët që janë shqetësuar dhe dëmtuar për shkak të kësaj situate që Presidenti ka qenë është dhe do të jetë gjithmonë për të gjetur zgjidhjen më të drejtë. I them kontrollorëve qëndroni në detyrë dhe sa më të qetë se ju duhet të jeni aty pa asnjë lloj stresi se kështu ua kërkon puna dhe çdo padrejtësi ua garanton Presidenti do të plotësohet. Nëse qeveria jep zgjidhje të arsyeshme sot do të duartrokasim edhe kryeministrin në detyrë”, tha Meta.

I pyetur nëse do të ketë referendum në 25 prill, Presidenti u shpreh se: “Referendumi është i pashmangshëm dhe është i treti i vërteti dhe Vlora do jetë në anën e duhur. Unë nuk pres zgjedhje daneze, por që populli Shqipërisë do të triumfojë dhe vullneti i tij do të ngadhënjejë në 25 prill kjo është e paimagjinueshme”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI