Flash

Sekreti i një jete plot energji si i Victoria Beckham

Lapsi.al 3 April 2021
Sekreti i një jete plot energji si i Victoria Beckham

Victoria Beckham është nënë e 4 fëmijëve, gruaja e David Beckham dhe njëkohësisht drejton një kompani të suksesshme mode. Nëse ju u lodhët vetëm duke e lexuar këtë fjali, imagjinoni pak çfarë energjie e duhet zonjës Beckham gjatë 24 orëve.

Sigurisht që e ka gjetur, por ku? Hileja sekrete e saj janë 90 sekonda brenda dushit.

Nëse dhe ju si Victoria keni vështirësi për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë përgjatë ditës, atëherë bëni mirë të konsideroni këtë hile 90-sekondëshe për në dush, që sipas ekspertëve, mund t’ju zgjojë shumë më mirë se një kafe.

Ku konsiston kjo hile?

Në vend që të bëni dushin e zakonshëm të nxehtë në mëngjes, që më shumë do t’ju relaksojë sesa do t’ju zgjojë, provoni diçka tjetër: Spërkateni veten me ujë të ftohtë për 30 sekonda, me ujë të nxehtë për 30 sekondat të tjera dhe në fund sërish me ujë të ftohtë për 30 sekonda.

Një gjë e tillë duhet bërë pas rutinës suaj të larjes, në mënyrë që dushi të përfundojë me ujë të ftohtë. Kjo lëvizje e shpejtë e temperaturës do t’ju hapë kapilarët, do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do t’ju stimulojë mendjen dhe trupin. Kjo teknikë njihet gjithashtu për pakësimin e stresit dhe përmirëson sistemin imunitar.

Të këshilluara

Kush qëndron pas postimeve të Britney Spears

Para disa ditësh Britney Spears reagoi për herë të parë për dokumentarin shokues “Framming Britney” përmes një postimi në Instgaram. Ajo tregoi se ka qarë për 2...

15:26

Fejohet Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson kanë konfirmuar vetë se janë kthyer sërish me njëri-tjetrin, por tashmë kanë ngritur dyshimet se edhe mund të jenë fejuar....

14:15

Policia zbarkon në shtëpinë e Don Xhonit

Policia e Kosovës ka kontrolluar mesantën e së enjtes shtëpinë e Don Xhonit në lagjen Drenas 3 në këtë qytet të Kosovës pasi reperi ka publikuar një foto në Ins...

12:44

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI