Flash

Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje

Lapsi.al 3 April 2021
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë: Moszgjedhja e Presidentit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se më 14 shkurt qytetarët votuan për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

Ajo shkruan se mesazhi i qytetarëve ka qenë i qartë por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita.

Ajo thotë nuk kanë çfarë t’i bëjnë atyre që mendojnë që për votën e presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera. Haxhiu shton se ka qenë e qartë se nuk i kanë pasur 80 vota për presidentin.

Mes tjerash shton se nuk i duan zgjedhjet por mozgjedhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje.

“Më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente. Ne kemi qenë transparent para qytetarëve.

Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet. Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera. Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin.

Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet. Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”,

shkruan Haxhiu.

Të këshilluara

600 punonjës policie marrin vaksinën kineze

Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me vaksinën anticovid 600 efektivë nga forcat e policisë....

11:17

Sot nis vaksinimi i policisë

Sot është ditë a shtatë e vaksinimit masiv në vend. Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me...

09:35

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI