Flash

Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Lapsi.al 3 April 2021
Aksidenti tragjik në Itali, humb jetën i riu shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë kësaj jave në Itali. Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik.

Eder Shqalqi, 34 vjeç, po udhëtonte në një furgon së bashku me një italian, Erik Galuzzo, 28 vjeç. Por një përplasje me një furgon do t’u merrte jetën të dy të rinjve. Ata jetonin në Talmassons dhe punonin për një kompani transportesh. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e të mërkurës (31 Mars) në një autostradë. Furgoni i tyre u përplas me një kamion. Impakti ishte aq i fortë saqë ua mori menjëherë jetën dy të rinjve.

Pavarësisht se në vendin e ngjarjes shkuan forcat zjarrfikëse dhe mjekët, nuk mund të bënin asgjë për t’i shpëtuar.

28-vjeçari italian ishte shumë i njohur në zonë pasi më parë kishte luajtur futboll. Lajmi për humbjen e dy të rinjve ka tronditur të gjithë komunitetin ku ata jetonin.

Të këshilluara

600 punonjës policie marrin vaksinën kineze

Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me vaksinën anticovid 600 efektivë nga forcat e policisë....

11:17

Sot nis vaksinimi i policisë

Sot është ditë a shtatë e vaksinimit masiv në vend. Pas bluzave të bardha, të moshuarve, mësuesve, pedagogëve e gazetarëve, ditën e sotme do të imunizohen me...

09:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI