Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është shprehur se pas 25 prillit, do të duhet më shumë se një javë për të shpallur fituesin. I ftuar në “Java në RTSH”, Celibashi tha se do të ishte shumë ideale ta kishim rezultatin Brenda 48 orëve, por duke qenë se do të numërohen votat për patitë dhe për kandidatët, veç e veç, do të duhet më shumë kohë.
“Për të mësuar se cila parti do jetë fituese dhe që më pas do të formojë qeverinë, do ishte mirë brenda 48 orëve, idealja, të kuptojmë se kush do ta qeverisë vendin pak a shumë. Ndërsa numërimi i kandidatëve do të marrë shumë kohë, mbi një javë. Ne si KQZ do të kemi fokus të shtuar dhe s’do lejojmë problematika, t’i shuajmë në shkëndijat e para” – tha Celibashi.
Celibashi shtoi më tej se në momentin që një qytetar do të votojë një parti dhe kandidatin do ta zgjedhë nga një parti tjetër vota do të konsiderohet e pavlefshme. ©LAPSI.al