Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Në shitje koleksioni i letrave sekrete të princeshë Dianës

Lapsi.al 25 March 2021
Në shitje koleksioni i letrave sekrete të princeshë Dianës

Në një ankand në Londër janë shitur për vlerën 113,000 dollarëve koleksioni i letrave dhe kartolinave të shkruara me dorë të Princeshës Diana.

Këto letra ajo ia dërgonte mikut të familjes, Roger Bramble, të cilat për gati tre dekada ata kanë qenë të fshehura në në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble. Mësohet se ata kanë qenë të shkruara ndërmjet viteve 1990 dhe 1997.

Shumica prej këtyre letrave tregojnë dramën e përjetuar nga princesha përfshirë këtu divorcin e saj, luftën me problemet e shëndetit mendor dhe presionin e medias me të cilin u përball. Këto shkrime të saj nxjerrin po ashtu në prah dhe një anë tjetër të personalitetit të saj, qesharak e argëtues.

“Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianës që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre”, tha në një deklaratë, familja Bramble.

Mediat e huaja raportojnë se në një letër drejtuar Roger Bramble, e datës 19 tetor 1995, Diana i referohet me shaka Mbretëreshës si “Shefja” – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse u shit për rreth 12,000 dollarë.

Fotot e Dianës dhe dy djemve, Williamit dhe Harry-t së bashku me një kartolinë Krishtlindjesh u përfshinë po ashtu në koleksion.

Të këshilluara

Ashley Tisdale nënë për herë të parë

Ashley Tisdale, aktorja që na ka shoqëruar vitet e adoleshëncës me filmin “High School Musical” është bërë nënë për herë të parë. Këtë lajm 35-vjeçarja e ndau m...

09:22

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI