Flash

E përplasi një mjet i tonazhit të rëndë, ndërron jetë e reja shqiptare në Itali

Lapsi.al 24 March 2021
E përplasi një mjet i tonazhit të rëndë, ndërron

Një 30-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident rrugor që ndodhi natën e shkuar në Celle Ligure në Itali.

Denada Nerjaku banuese në Vado Ligure, u plagos rëndë në aksidentin rrugor, që u shënua në autostradën A10, ku makina e saj u përplas ballë për ballë me një automjet të tonazhit të rëndë. Gruaja e re, u transportua me urgjencë në spital në Santa Corona në Pietra Ligure me anë të një helikopteri. Edhe pse gruas së re iu dha ndihma e duhur mjekësore, ajo ndërroi jetë, për shkak të plagëve që kishte marrë.

Traumat e ndryshme të shkaktuara nga përplasja e dhunshme, të cilat gjithashtu i kishin shkaktuar asaj hemorragji të rëndë, ishin fatale për jetën e shqiptares. Prokuroria lokale po heton këtë aksident.

Denada Nerjaku la pas një vajzë të vogël. Edhe vëllai i saj ishte banor i zonës së Savonës në shtetin italian.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI