Flash

Greqia vendos të vazhdojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Lapsi.al 17 March 2021
Greqia vendos të vazhdojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Greqia ka vendosur të vazhdojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca, e cila është pezulluar në disa vende europiane.  Në një deklaratë të publikuar pas takimit të jashtëzakonshëm të mbajtur nga Komisioni Kombëtar i Vaksinimit Grek (EEE), u theksua se rastet e mpiksjes së gjakut të vërejtura pas aplikimit të vaksinës AstraZeneca në disa vende evropiane janë “raste të izoluara”.

Në deklaratë bëhet e ditur se u vendos të vazhdohet vaksinimi ashtu siç ishte planifikuar më parë. Më tej thuhet se vendimi është marrë në përputhje me vendimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) mbi aplikimin e vaksinës AstraZeneca dhe në përputhje me rrethanat, vaksinimi në vend do të vazhdojë siç është planifikuar. Ministri grek i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias, deklaroi se do të vazhdojnë të aplikojnë vaksinën AstraZeneca nëse nuk ka ndonjë udhëzim nga EMA dhe u bëri thirrje qytetarëve të jenë të qetë dhe të mos vonojnë me vaksinimin.

 

 

Kikilias theksoi se deri më tani 172 mijë doza të vaksinës AstraZeneca janë aplikuar në Greqi dhe nuk janë vërejtur efekte anësore. Përdorimi i vaksinës Oxford-AstraZeneca, një nga vaksinat e para të zhvilluara kundër koronavirusit të ri (COVID-19), u pezullua përkohësisht në disa vende me arsyetimin se mund të shkaktonte sëmundje të tilla si okluzion vaskular dhe embolia pulmonare, duke shkaktuar mpiksjen e gjakut.//AA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI