Flash

OBSH: Vaksina e AstraZeneca-s duhet të vazhdojë të përdoret

Lapsi.al 16 March 2021
OBSH: Vaksina e AstraZeneca-s duhet të vazhdojë të përdoret

Ekspertët e sigurisë së vaksinave dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) janë mbledhur për të diskutuar lidhur me vaksinën e AstraZeneca-s kundër COVID-19. Shumë vende e kanë ndaluar përdorimin e saj për shkak të shqetësimeve që lidhen me mpiksjen e gjakut. OBSH-ja thotë se nuk ka prova për një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut dhe ajo duhet të vazhdojë të përdoret.

“Ne nuk duam që njerëzit të kenë panik. Për momentin ne do të rekomandonim që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca”, tha shefja për shkencë e OBSH-së Soumya Suaminathan.

Franca, Gjermania dhe Italia ndaluan përdorimin e vaksinës së Astrazeneca-s më 15 mars. Atyre iu bashkuan edhe Portugalia, Spanja, Letonia dhe Sllovenia. Edhe një sërë vendesh të tjera europiane dhe gjetkë në botë kanë pezulluar përdorimin e saj. AstraZeneca ka thënë se ka rishikuar me kujdes të dhënat për 17 milionë njerëz që kanë marrë këtë vaksinë në Evropë. Nga ta, ka thënë AstraZeneca, 37 njerëz kanë pasur probleme me mpiksje gjaku. Sipas saj, “nuk ka prova të rrezikut në rritje” për mpiksje gjaku në ndonjë grupmoshë apo gjini.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI