Flash

Pikëpyetjet për Astra Zenecan, çfarë do diskutojnë ekspertët e OBSH

Lapsi.al 16 March 2021
Pikëpyetjet për Astra Zenecan, çfarë do diskutojnë

Ekspertët e sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetit po përgatiten të takohen për vaksinën e koronavirusit të AstraZeneca, përhapja e së cilës është ndalur në disa vende evropiane për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

Tre shtetet më të mëdha të BE - Gjermania, Italia dhe Franca - u bashkuan me të tjerët në pezullimin e të vaksinimit të hënën, duke i dhënë një goditje fushatës globale të imunizimit kundër një sëmundjeje që ka vrarë më shumë se 2.6 milionë njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, AstraZeneca dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë këmbëngulur se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut të raportuara.

"Ne nuk duam që njerëzit të frikësohen dhe, për momentin, do të rekomandonim që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca", tha të hënën shefi i shkencës së OBSH, Soumya Sëaminathan.

"Deri më tani, ne nuk gjejmë ndonjë lidhje midis këtyre ngjarjeve dhe vaksinës."

EMA tha në një deklaratë se “ mijëra njerëz pësojnë mpiksje gjaku çdo vit në BE për arsye të ndryshme" dhe se numri i incidenteve tek njerëzit e vaksinuar "duket se nuk është më i lartë se ai që shihet në popullatën e përgjithshme".

Në një deklaratë, EMA "përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19, me rrezikun e lidhur të shtrimit në spital dhe vdekjen, i tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore".

Ekspertët e OBSH dhe EMA të martën do të diskutojnë veçmas të dhënat nga vaksinimet me AstraZeneca dhe rregullatori evropian do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm të enjten për të vendosur për ndonjë veprim të mëtejshëm.

Ekspertët kanë thënë se numri i mpiksjes së gjakut dhe rasteve të trombocitopenisë - një gjendje më e rrallë në të cilën njerëzit nuk prodhojnë trombocite të mjaftueshme - tek njerëzit që janë vaksinuar nuk është më i lartë se në popullatën që nuk ka marrë vaksinë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Sarandë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Krane-Konispol. Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kont...

22:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI