Flash

Fatma Methasani flet për depresionin pas lindjes

Lapsi.al 11 March 2021
Fatma Methasani flet për depresionin pas lindjes

Në janar të vitit të shkuar, Fatma Methasani u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, që u pagëzua me emrin Noah. Pavarësisht se fëmija konsiderohet si bekimi më i madh i jetës, jo të gjitha gratë e përjetojnë njësoj këtë periudhë. Kështu edhe Fatma Methasani nuk e ka kaluar lehtë periudhën pas ardhjes në jetë të djalit, sepse i është dashur të luftojë me depresionin postpartum.

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ajo tregoi se shtatzënia me Noah e gjeti të papërgatitur, sepse nuk ishte e planifikuar. Moderatorja tha se u gëzua shumë nga ky lajm, por ju shkatërrua gjithë përditshmëria e saj, që vërtitej rreth punës.

Më pas ajo rrëfeu për herë të parë se periudhën pas lindjes e ka përjetuar shumë keq dhe se këtë gjë e kanë ditur shumë pak njerëz.

“Shumë pak e dinë që unë e kam kaluar shumë keq periudhën e paslindjes. Kam qenë e rrethuar me njerëz që e donin shumë Noahn dhe mua, por po më ndryshonte jeta në një mënyrë të çuditshme. Unë takohesha më parë me Alfion në orën 11 të natës në shtëpi, më pas aktiviteti më i interesant i ditës sime ishte të dilja në ballkon që të ndryshoja rrobat e të voglit.

Ky ndryshimi drastik i jetës më bëri ta kaloja shumë keq. Ato kilogramët e tepërt, goca më besoni që mund t’i humbni shumë shpejt, janë shumë të parëndësishme. Por, unë në atë periudhë e kam kaluar më keq seç duhet dhe nuk ia fal vetes akoma që nuk e kam shijuar sa duhet periudhën e paslindjes sepse mendoja gjëra të parëndësishme”, rrëfeu Fatma.

Më pas ajo dha një mesazh me vlerë për të gjitha nënat.

“Gjej hapësirën t’ju them mamave që mund të jenë pa gjumë, që jeta e re që po ju duket e çuditshme, më vonë do ta kuptoni se kjo është gjëja më e bukur që po bëni në këtë botë”, tha Fatma Methasani.

Të këshilluara

Çfarë e mbajti larg Anxhelinën nga muzika

Anxhelina u rikthye pas 9 vitesh mungesë në muzikë me një këngë të re “Precious”. Ky projekt muzikor rezultoi i suksesshëm dhe Anxhelina vërtetoi se publiku ja ...

10:03

Selena Gomez: Mund të heq dorë nga muzika

Këngëtarja  Selena Gomez së fundmi ka zbuluar një lajm të trishtë  për fansat e saj. Gjatë intervistës me revistën ''Vogue'' , Selena rrëfeu se po mendon të ...

15:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI