Flash

Çfarë e mbajti larg Anxhelinën nga muzika

Lapsi.al 11 March 2021
Çfarë e mbajti larg Anxhelinën nga muzika

Anxhelina u rikthye pas 9 vitesh mungesë në muzikë me një këngë të re “Precious”. Ky projekt muzikor rezultoi i suksesshëm dhe Anxhelina vërtetoi se publiku ja kishte ndjerë realisht mungesën. Kështu këngëtarja vendosi të mos ndalej më dhe së fundmi ka publikuar një tjetër këngë.

Disa javë më parë këngëtarja lançoi “No Drama”, që po ashtu u pëlqye shumë. Anxhelina shfaqej mjaft sensuale dhe shumë e kanë krahasuar me artiste me famë botërore, si Beyonce, për cilësinë e këngës, zërin e saj dhe videoklipin.

E ftuar së fundmi në emisionin radiofonik “Pardon my french”, Anxhelina tregoi përse qëndroi kaq gjatë larg muzikës.

“Nuk kam dashur të bëja kompromise. Doja që të vija me projekte të cilat nxjerrin në pah vërtetë vlerat e mia si artiste. Në SHBA është e vështirë të jesh komerciale. Nëse do të bësh muzikë të mirë duhet të presësh momentin e duhur. Ndryshe nga Shqipëria ku ti shkon në studio e dëgjon një demo, këtu duhet shumë më tepër punë. E sigurisht duhet që të vija me projekte të cilat janë në një stil të veçantë.”

Të këshilluara

Selena Gomez: Mund të heq dorë nga muzika

Këngëtarja  Selena Gomez së fundmi ka zbuluar një lajm të trishtë  për fansat e saj. Gjatë intervistës me revistën ''Vogue'' , Selena rrëfeu se po mendon të ...

15:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI