Flash

Qëllohet për vdekje reperi Chucky Trill

Lapsi.al 8 March 2021
Qëllohet për vdekje reperi Chucky Trill

Reperi i njohur, Chucky Trill, është qëlluar për vdekje në moshën 33-vjeçare nga një person i paidentifikuar. Corey Detiege, i njohur si Chucky Trill nga fansat, ndërroi jetë në një spital në Atlanta në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Ai ka qenë duke udhëtuar në Georgia, teksa një makinë ka ndaluar afër tij dhe ka hapur zjarr drejt reperit në orën 3 të mëngjesit. Chucky Trill do të merrte pjesë në një event virtual në Atlanta ka konfirmuar menaxheri i të ndjerit.

Ndërkohë policia ka thënë në një deklaratë për mediat se vrasësi është larguar sapo ka qëlluar drejt reperit. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, që çoi edhe në ndarjen nga jeta të reperit. Gjithashtu policia nuk e ka përjashtuar faktin që Chucky Trill mund të jetë qëlluar padashje nga një makinë në lëvizje.

“Nëse qëllon nga një makinë në lëvizje dhe ka makina të tjera në lëvijze rreth teje, ti mund të qëllohesh”, ka thënë dikush nga radhët e policisë.

Chucky thuhet se është qëlluar me të paktën një plumb dhe ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person për këtë ngjarje. Pasi lajmi u bë publik, menjëherë reaguan miq të reperit të cilët u shprehën të shokuar për vrasjen e tij.

Të këshilluara

Adele ndahet zyrtarisht nga ish bashkëshorti

Këngëtarja Adele %shtë divorcuar zyrtarisht nga ish bashkëshorti i saj Simon Konecki. Adele u detyrua të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj pr...

18:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI