Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Behgjet Pacolli reagon për herë të parë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, jep detaje

Lapsi.al 7 March 2021
Behgjet Pacolli reagon për herë të parë për

Politikani miliarder kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar për herë të parë publikisht për shpalljen e kompanisë së tij “Mabetex International” fituese për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.

Lajmin e zbuloi dy ditë më parë kryeministri Edi Rama, ndërsa përmes një mesazhi në “Facebook”, Pacolli shkruan se ky është investimi i tij i parë në tokat shqiptare, teksa thekson se do të jetë një projekt madhështor në Shqipëri.

Lexo më tej: Shpallet kompania fituese për Aeroportin e Vlorës, zbulohet edhe vlera e investimit 

Studimi i fizibilitetit i dyshimtë, aeroporti i Vlorës do na kushtojë 138 milionë euro 

Mes të tjerash, Pacolli thekson se Aeroporti i Vlorës, që do të ndërtohet nga kompania e tij, do të jetë investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon, në kohërat e fundit, që sipas tij, do të kushtojë qindra miliona euro.

Reagimi i Pacollit: 

Sot është një ditë e rëndësishme për kompaninë që unë themelova gati 30 vjet më parë.

Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë dhe për mijëra njerëz që do të përfitojnë nga ky investim.

Kompania “Mabetex International” ka fituar (për herë të parë në tokat shqiptare) një projekt madhështor në Shqipëri.

Është një nder dhe privilegj i madh për mua dhe kompaninë time, që më në fund të ngremë flamurin e Mabetexit në tokën shqiptare.

Në fakt,

Mabetex International, me investimet e sajë do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës.

Projekti i Mabetexit u zgjodh si projekti më i mirë nga të gjithë ofertuesit.

Unë jam mirënjohës për të gjithë ata që punuan shumë për të fituar këtë projekt dhe gjithashtu falënderoj Qeverinë Shqiptare për veprim të drejtë për të krijuar këtë mundësi.

Vlera e investimit është e madhe.

Në fazen e parë (në periudhën dy-vjeçare) do të ndertohët ndertesa e Aeroportit dhe pista që kapin vlerën e Investimeve mbi 103,500,000 € dhe në fazën e dytë (në 4 vitet e para) do të zhvillohët infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit që arrijnë vlerën e investimeve me qindra miljiona € .

Ky investim konsiderohët si investimi më i madh i ndonjë kompanie private në rajon në koherat e fundit.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Shqetësimi nuk ka fund për zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa për sa i përket aktivitetit sizmik. Në orën 18.36 të ditës së sotme një tjetër të...

23:13

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI