Flash

Policia: 5 të arrestuar në Tiranë (Detajet)

Lapsi.al 7 March 2021
Policia: 5 të arrestuar në Tiranë (Detajet)

Përmes një njoftimi për mediat, policia zbulon se ka arrestuar pesë persona orët e fundit.

Personat në fjalë kanë rënë në prangag për vepra të ndryshme penale, duke filluar që nga ushtrimi i dhunës, kanosja, shpallja në kërkim ndërkombëtar apo edhe shkelje të kodit rrugor.

Detaje nga policia: 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. R., 26 vjeç, pasi me datë 05.03.2021, nën kanosjen e një mjeti prerës ka vjedhur disa produkte në dyqanin e shtetasit P. B.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga sherbimet e Komisariatit Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. K., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vepra të turpshme” pasi me datë 01.02.2021, ka kryer veprime të turpshme në prani të një shtetasi të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse

E. L., 37 vjeç, pasi ditën e djeshme është përfshirë në një aksident me 2 mjete të tjera. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 2 drejtuesit e mjeteve shtetasit T. M., 59 vjeç dhe B. K., 58 vjeç, si dhe shtetasja R. K., 44 vjeçe., pasagjere në mjetin me drejtues B. K. Gjithashtu është dëmtuar dhe një shtetase e mitur 10 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Shqetësimi nuk ka fund për zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa për sa i përket aktivitetit sizmik. Në orën 18.36 të ditës së sotme një tjetër të...

23:13

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI