Flash

Xhelozia në PS/ Adnor Shameti rebelohet për foton e Erion Veliajt me Nasip Naçon dhe Gledion Rehovicën

Lapsi.al 6 March 2021
Xhelozia në PS/ Adnor Shameti rebelohet për foton e Erion Veliajt me
Sa më shumë afron ora për dorëzimin e listave të kandidatëve në KQZ, aq më e qartë bëhet për disa deputetë socialist, që nuk do të jenë të renditur në një vend të sigurt, por do të “bien” poshtë, atje ku duhet të marrin më shumë vota se mesatarja e partisë për të shkuar në parlament. Një prej tyre duket se është Adnor Shameti, deputet në Berat, në qarkun ku socialistët mburren me prurjet e reja që kanë ardhur nga LSI. Duke parë se rrezikohet të zëvëndësohet në lista nga Nasip Naço apo nga Gledion Rehovica, dy ish deputetët e LSI në Berat që kanë kaluar me PS, Shameti nuk është përmbajtur më. Dosja.al ka zbuluar se në grupin e Whatsapp të deputetëve të Partisë Socialiste, ku administrator është Edi Rama, deputeti i Beratit, Adnor Shameti ka ndarë me ta një lajm ku Veliaj shfaqet përqafuar me Naçon dhe Rehovicën. Foton e tij, Veliaj e kishte shoqëruar me mesazhin “Bashkimi bën fuqinë”.
“Jam shume dakord me lalin qe bashkimi ben fuqine, por ne radhe te pare me mua, Ermonelen, Fadilin, pastaj me prurjet qe kaluan me parametra zero ne merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit per heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe me pas Nasipi, qe e ka PS, vetem partine e katert ku aderon, pas qenies sekretar organizate ne PPSH ne Fakultetin juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punetore nga shkolla e mesme e nates, faji i babait tim qe ishte shef arsimi ne ate kohe, aderimit ne PAD e Cekes si drejtor kuadri ne MB, LSI dhe tani e katerta, e verteta. E me te drejte gjyshi im ne keto kushte kur dhe kryeplaku po mer vrull te kandidoje vete ne BR, do te thoshte, zoti e ndihte shef Klosin (u ngrita ne kembe per te disaten here)" ka shkruar Shameti.
https://lapsi.al/2021/03/06/prapaskenat-pse-po-ikin-kandidatet-nga-lista-e-ps/ Komenti i Shametit është shoqëruar me heshtjen e të tjerëve, por ka hapur tashmë një temë delikate në Berat. Çfarë i është premtuar të ardhurve nga LSI? Në zgjedhjet e kaluara, Blendi Klosi ishte në krye të listës së kandidatëve të PS në Berat. E dyta në listën e socialistëve qe Ermonela Valikaj, i treti qe Adnor Shameti dhe i katërti, Fadil Nasufi.

Të këshilluara

Tjetër tërmet në Greqi

Shqetësimi nuk ka fund për zonën e Elassona, Tyrnavos dhe qytetin e Larissa për sa i përket aktivitetit sizmik. Në orën 18.36 të ditës së sotme një tjetër të...

23:13

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI