Flash

6 të vdekur dhe 592 raste të reja me Covid në Kosovë

Lapsi.al 6 March 2021
6 të vdekur dhe 592 raste të reja me Covid në Kosovë

Në raportin e bërë publik për 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (KSHPK), ka njoftuar se 6 persona kanë vdekur nga COVID-19, kurse janë regjistruar edhe 592 raste të reja të infektuarve me këtë vitrus, nga 3 177 teste të kryera.

ISHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3 177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç)”, njofton IKSHPK, shkruajnë mediat e Kosovës.

Numri total i rasteve pozitive është 72.500 raste nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.640 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61 685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9 175.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 218 raste, Pejë 62 raste, Gjakovë 35 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 32 raste, Gjilan 31 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Obiliq 21 raste, Podujevë 17 raste, Skenderaj 17 raste, Kamenicë 15 raste, Ferizaj 14 raste, Suharekë 9 raste, Viti 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 7 raste, Prizren 7 raste, Deçan 6 raste, Lipjan 6 raste, Istog 5 raste, Dragash 3 raste, Malishevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Mamushë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kllokot dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI