Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Ish-diplomati gjerman i kthehet fort Grenellit: Koha jote mbaroi, mjaft u more me Kosovën!

Lapsi.al 5 March 2021
Ish-diplomati gjerman i kthehet fort Grenellit: Koha jote mbaroi, mjaft u more

Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka reaguar për deklaratat e ish-emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili ditët e fundit po sulmon fituesin e zgjedhjeve, kreun e Vetëvendosje, Albin Kurti.

Grenell shkroi në Twitter se “komuniteti ndërkombëtar nuk ka investuar aq shumë në shtetin e Kosovës që Albin Kurti të vijë e ta shpërbëjë atë”.

Mes komenteve të shumta bie në sy ajo e Ischinger që i kujton Grenellit se mandati i tij ka skaduar dhe e këshillon që t’ia lërë Kosovën, njerëzve të saj.

“Ric, sinqerisht: Mjaft u përpoqe të ndërhysh. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”, - ka shkruar Ischinger. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI