Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Krim tronditës në Shkup/ Ekzekutohen në makinë 2 të rinj shqiptarë

Lapsi.al 5 March 2021
Krim tronditës në Shkup/ Ekzekutohen në makinë 2 të

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut këtë të premte. 2 të rinj shqiptarë u ekzekutuan në orët e para të mëngjesit në makinën e tyre. viktimat janë Afrim Berisha 28 vjeç dhe Burim Vardari 24 vjeç.

Të rinjtë janë qëlluar me 2 armë të ndryshme nga një tjetër makinë në lëvizje ndërsa ata po qëndronin në një makinë të parkuar. Për shkak të plagëve të marra ata kanë ndërruar jetë në vend. Mediat e Maqedonisë së Veriut kanë hedhur dyshime se edhe autorët mund të jenë shqiptarë.

Janë të pakta provat në vendin e ngjarjes për shkak se mungojnë dëshmitarët. Në një deklaratë policia tha se po heton për shkaqet. Ajo ka sekuestruar gëzhojat në vendin e ngjarjes dhe kamerat e sigurisë me qëllim për identifikimin e autorëve. Besohet se motiv mund të jetë bërë ndonjë konflikt i të rinjve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI